Administratori i falimentit në Kripore Ognjen Jovoviq ka thënë se me angazhimin e të gjithë organeve kompetente është parandaluar mundësia e katastrofës ekologjike në këtë hapësirë të mrekullueshme.
Ai vërtetoi se akoma nuk nxirret jashtë uji i ëmbël nga Kriporja, tha se kjo do të ndodhë së shpejti, por që në basene po futet uji i detit. “Shpendët po kthehen, ushqim ka. Kjo ishte prioritet në mënyrë që të shmanget katastrofa ekologjike dhe patëm sukses në këtë gjë. Gjërat ngadalë po vijnë në vendin e vet”, tha ai për “Pobjeda”.
Sipas fjalëve të tija, në Kripore gjatë korrikut ishin të punësuar shtatë punëtorë, e kur të riparohet pompa për nxjerrjen e ujit, do të punësohen edhe katër.