Jozyrtarisht: PROTESTË E SHQIPTARËVE EDHE NË ULQIN?

Ulcinj, Ulqin, PanoramaMbasi që në disa ditët e kaluara janë mbajtur tubimet protestuese të Shqiptarëve në Tuz dhe Plavë, si dhe në Uashington, paralajmërohet mundësia e organizimit të tubimit të ngjashëm edhe në Ulqin. Pyetja kyçe e cila shtrohet është kush do të jetë formalisht organizator i kësaj proteste.

“Ulqini është qendër politike, ekonomike dhe kulturore e Shqiptarëve në Mal të Zi, e vetmja komunë ku ne bëjmë shumicën dhe rendi është që në mënyrë demokratike të shprehim pakënaqësinë tonë me gjendjen momentale”, na tha udhëheqësi i një partie politike. Ai si dukuri shqetësuese përmendi emërimin në vende të rëndësishme në këtë komunë të personave që jo vetëm që nuk janë Shqiptarë por nuk janë as Ulqinakë të çfarë do lloj kombësie, siç është bërë pak kohë më parë me shefin e policisë.

Përndryshe, në mbledhjen e fundit të Këshillit kombëtar të Shqiptarëve e cila të shtunën u mbajt në Tuz është arritur përfundimi që në mënyrë konstante përkeqësohet pozita e Shqiptarëve në këtë shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT
Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do