Kabineti i Kryetarit: MIRATOHEN MASAT E REJA PARANDALUESE

17_bigTë shtunën me 21.03.2020 në Kabinetin e Kryetarit te Ulqinit u mbajt takimi i ngushtë i ekipit komunal  për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Ulqinit, të cilin e kryesoj Kryetari i komunës Loro Nrekiq në cilësinë e kryesuesit të këtij shtabi, Hadixha Gjoni, Astrit Hoxha, Vaso Radoviq, Skender Kaleziq – drejtor I SHPK Veprimtarite komunale dhe Fuad Haxhibeti – drejtor I SHPK ujsjellës kanalizim, anëtarë të këshillit komunal.

Në takim u sollën këto masa preventive:

  1. Të hënen duke filluar nga ora 7:15 do të bëhet dezinfektimi i shtuar i tërë territorit të komunës së Ulqinit, duke përfshirë krahas qendrës së qytetit dhe gjithë pjesët e tjera, si dhe lagjet në Katërkollë. Po ashtu dhe hyrjet në ndërtesat e banimit. Dezinfektimi do të bëhet me pompa speciale dhe atomizues ULV 1200 profesional ndërsa si mjet dezinfektues do të përdoret PERAL S.
  2.  Puna e tregut të gjelbërt do të zhvillohet nga ora 06-16h.

– Në të gjitha hyrjet do të vendosen mjete dezinfektuese për të gjithë blerësit dhe vizitorët e tregut.

– Sejcili vizitorë është I obliguar që para hyrjes të dezinfektojë duart.

– Hyrjet dhe daljet nga tregu do të bëhen veçmas të ndara.

– Sejcilit shitës do ti ndalohet që pas orarit të punës mallin e tij ta vendosë në vëndet shitëse sepse në të kundërtën i njëjti do të asgjësohet.

– Menjëherë pas orarit të punës çdo ditë do të bëhet dezinfektimi i tezgave të tregut.

– Për këto masa do të përkujdesen kujdestarët e ndërmarrjes komunale.

  1. Sipas udhëzimeve të trupit Nacional Koordinues për pengimin dhe përhapjen e Koronavirusit për lidhje alternative me energji elektrike të objektit Shtëpia e Shëndetit, u janë lejuar punë CEDIS-it në hapjen e rrugës nga Shtëpia e Shëndetit deri tek Qendra për Kulturë, pa pengesa për hyrje-dalje në ndërtesën e Urgjencës. Me këtë intervenim krahas lidhjes së Shtëpisë së Shëndetit arrihet dhe efekti për lidhje në Komunë, ndërtesa e Solidaritet, ndërtesa e Shtëpisë së Shëndetit, ajo e policies, shtëpia e mallërave si dhe lagjia përreth.
  2. I është lejuar  Telekomit hapja e hapësirave përshkak të mënjanimit të pengasve në rrjet, gjegjësisht sanimi I rrjetit elektrokomunikues, për nevoja të komunikimit me internet për ofrimin e shërbimeve publike, sociale dhe arsimore. Këtë përshkak se me urdhëresën e këshillit Nacional Koordinues  se nga e hëna me 23.03.2020 do fillojë dhe mësimi online për shkollat.
  3. Të gjithë burimet dhe krojet publike përkohësisht janë të mbyllura dhe janë vënë jashtë funksionit.
  4. Pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha rrugëve me klor dhe ujë do të vazhdojë sot dhe në ditët në vijim.
  5. Do të vazhdohet me dezinfektimin e vëndeve për bartjen e plehrave si dhe rreth kontinierve me gëlqere të shuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi