Kabineti i kryetarit të Komunës: TË PAVËRTETAT DHE FAJËSIMET E PSP-së

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Kumtesën e cila mbërriti në redaksinë e Portalit UL-info nga Kabineti i kryetarit të komunës e përcjellim integralisht.

Pas daljes së djeshme të Këshillit komunal të PSP në Ulqin, me të cilin rast janë thënë të pavërteta të panumërta, me qëllim të informimit të drejtë të publikut, ju njoftojmë:

E pavërteta dhe mashtrimi i parë ka të bëjë me punësimin e këshilltarit në Sekretariatin për veprimtari komunale. Pohimet që është punësuar punëtorja kushërirë e sekretarit për veprimtari komunale është trillimi më i ulët dhe nuk ka të bëjë asgjë me realitetin.  E vërtetë është që është zgjedhur e vetmja kandidate e cila i ka plotësuar kushtet e konkursit dhe e cila ka edhe mesataren gjatë studimeve mbi 8.50, por një gjë e tillë nuk përmendet, e rëndësishme është që të shpiket përralla për farefisni me ndonjë sekretar. Gjithashtu përmendet pjesëmarrja e saj në disa komisione në kontekstin negativ, sikur një gjë e tillë të jetë e paligjshme apo krim. Në fakt, me disa dispozita ligjore është i rregulluar formimi i komisioneve që kanë si objektiv realizimin e disa detyrave konkrete. Kështu është edhe me komisionin për dhënien me qira të objekteve në pronësi shtetërore, formimi i të cilit është i caktuar dhe i obligueshëm sipas dispozitave pozitive ligjore. Me këtë ia kujtojmë opinionit që Komuna e Ulqinit për të parën herë ka realizuar këtë procedurë ligjore, sepse më herët çdo gjë është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe të egër. Dhe çka është më e logjikshme se që anëtari komisionit të jetë jurist i diplomuar i cili ka cilësi dhe referenca të tilla si këtu këshilltarja “e kontestueshme”. Përndryshe anëtarësia në këtë komision nuk paguhet, edhe pse anëtarët me ditë të tëra kanë punuar shumë në dhënien me qira të objekteve në pronësi të komunës në mënyrë sa më transparente, për herë të parë në Ulqin. Ndoshta për këtë do ta kenë më të lehtë të shqetësuarit e këshillit komunal të PSP.

Trillimi tjetër i përket punësimit në Kabinetin e Kryetarit të Komunës. Pohimi se babai i kandidatit të zgjedhur është mik i kryetarit të Komunës është e pavërtetë absolute. E vërteta është se ata dy njerëz nuk kanë asnjë pikë takimi në jetë. Është e vërtetë se është zgjedhur kandidati i vetëm që është paraqitur në konkurs. E vërtetë është që kandidati i paraqitur nuk e ka dhënë provimin profesional, por gjithashtu është e vërtetë se edhe Ligji për nëpunësit shtetëror e lejon punësimin e nëpunësve pa dhënien e provimit profesional, nëse provimin e japin në afat prej një viti prej ditës së punësimit. Këtu kandidati i kontestueshëm është punësuar në korrik të këtij viti, kështu që në korrik të vitit të ardhshëm i skadon afati për dhënien e provimit profesional, përndryshe i ndërpritet marrëdhënia e punës.

E pa vërteta dhe mashtrimi i tretë ka të bëjë me punësimin e kinse kushërirës së deputetit të Forcës në parlamentin republikan. Kandidatja e përmendur me deputetin e Forcës nuk ka asnjë lidhje, përveç që janë kushërinj të largët, vetëm që kanë mbiemër të njëjtë. Nëse duam ashtu, atëherë në Ulqin nuk do të punësohej askush, pasi që nuk ka qytetarë të kësaj komune, i cili të paktën nuk ka një kushëri të largët i cili është funksionar partiak, gjë që është logjike për një mjedis të vogël siç është Ulqini, dhe duke pasur parasysh numrin e partive dhe funksionarëve partiakë. Në daljen e PSP normalisht që nuk përmendet mesatarja e saj gjatë studimeve prej 9,58, sepse një gjë e tillë nuk u përgjigjet, por e rëndësishme na qenka se i paskan gjetur një të afërm në një parti.

Mashtrimi i katërt ka të bëjë me kinse vendin e rezervuar në kabinetin e kryetarit për vajzën e nënkryetarit të Forcës Xhaudet Cakuli. Kujtojmë se të shqetësuarit nga PSP e dinë se cili kandidat do të zgjidhet e akoma nuk është mbyllur konkursi. Me këtë rast i njoftojmë se në konkurs janë paraqitur disa kandidatë, gjë që dëshmon për transparencën e tij, e kush do të zgjidhet për këtë do të vendosë komisioni në pajtim me Ligjin. Përndryshe me procedurat e reja të ndërlikuara të Ligjit për nëpunësit dhe rregullat përcjellëse gati është pamundësuar çdo keqpërdorim në punësimin e punëtorëve. Në fund në punësimin e punëtorëve është siguruar transparencë e procesit, ku fjalën e fundit e jep Gjykata administrative, kështu që në PSP mos të shqetësohen.

Me këtë, për hir të opinionit, kemi sqaruar dhe zhveshur pohimet nga kumtesa e PSP, dhe tash shpresojmë që opinioni e ka të qartë se cili ka qenë qëllimi i kumtesave gati të përditshme bombastike, në të cilat deri tash, me qëllim që të mos rrisim tensionet, nuk kemi reaguar. Me këtë tash çdo qytetarë i Ulqinit e ka të qartë, se kumtesat e tyre nuk kanë për qëllim kujdesin për keqpërdorimet e resurseve të komunës, por vetëm mbledhjen e pikëve të thata dhe të lira politike si nëpër kafene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi