Në organizim të Qendrës së futbolli “Causheviq” në Ulqin nga data 3 deri më 6 tetor do të mbahet turne ndërkombëtar në futboll për kategori të reja, i cili mban emri “Trofeu Milan Milaniq”, në shenjë kujtimi për yllin e futbollit jugosllav.
Turneu do të mbahet në tre kategori moshash – për futbollistët e lindur në vitin 2001, 2002 dhe 2003, ndërsa organizatorët presin pjesëmarrjen e ekipeve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi.
“Dëshirojmë të bëhemi traditë dhe të kultivojmë futbollin, rinin, respektin, shoqërinë dhe të gjitha çka i karakterizon sportistët, çka ishte dhe udha e jetës dhe e futbolli të Milan Milaniqit”, thotë organizatori i turneut Misho Causheviq duke shtuar që ekipet më të mira do të fitojnë kupa, ndërsa do të jenë të shpërblyer dhe lojtari, portieri dhe golashënuesi më i mirë në secilën kategori.