Të hënën në “Pallatin Venecia” në Kala dhe në Draginë u mbajt promovimi i projektit “Muzetë familjare”.
Në Kala ekzistojnë dy muze familjare të familjes Resulbegu, respektivisht ai etnografik dhe ai detar.
Për rëndësinë e muzeve si mjete të rëndësishme për promovimin e traditës kulturore folën publicistët, Gazmend Çitaku nga Ulqini dhe Ahmet Shurdha nga Shkodra, familja e të cilit ka prejardhje nga Ulqini dhe ka eksponate të vlefshëm në shtëpinë e tij.
Qazim Resulbegu falënderoi Fondin për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave për mbështetjen e këtij projekti.
Në Draginë ekziston muzeu etnografik, të cilin e krijoi Hajredin Kovaçi.