Natyra e bukur dhe plazhet unike, çmimet e favorshme dhe oferta gastronomike janë faktorë kyç në atraktivitetin e Ulqinit si destinacion turistik. Secili turist mund të gjejë diçka për vete këtu.
Por Ulqini është qyteti më i vjetër në Adriatik, një vend i takimit dhe gërshetimit të frytshëm të qytetërimeve, kulturave dhe feve të mëdha, të cilat lanë gjurmë të thella këtu. Dhe ato mund të shihen më së miri në Kala. Kjo është arsyeja pse, të gjithë bien dakord, kultura dhe turizmi kulturor janë potenciali i madh i Ulqinit.
Gjithnjë e më shumë vizitorë vijnë në rivierën e Ulqinit, të motivuar pikërisht nga zgjedhja e manifestimeve kulturore dhe përvojave unike në mbrëmjet e gushtit, kur hëna e plotë lë gjurmën e saj në detin e qetë, dhe nga Skena Verore në Kala, nga Pazari i Qytetit, pranë kishës-xhamisë monumentale dhe Kullës së Ballshajve, dëgjohen tingujt e virtuozëve muzikorë ose zërat e aktorëve dhe poetëve të shquar.
Megjithatë, përveç Skenës verore, Ulqini ka nevojë për shumë më tepër ngjarje në mënyrë që ta bëjë Kalanë një qendër kulturore gjatë gjithë vitit. Në këtë kuptim, programet e vazhdueshme kulturore, tubimet shkencore dhe përmbajtjet edukative janë të nevojshme. Kur kultura bëhet një funksion i përhershëm, Kalaja merr një jetë të vërtetë urbane.
Në këtë drejtim do të ishte mirë që Qendra e Kulturës dhe Organizata Turistike të zhvendosnin selinë e tyre në Kalanë, dhe se disa organizata joqeveritare që merren me kulturën duhet të bëjnë të njëjtën gjë.
Gjithashtu, për të inkurajuar aktivitetet ekonomike, vetëqeverisja lokale dhe qeveria qendrore duhet të ofrojnë lehtësime për kompanitë që operojnë në Kalanë e Ulqinit.

Fakti që me nismat private hapen galeri, muze dhe organizohen ngjarje tradicionale në Kala, siç është “Nata e Bamjeve, është për t’u lavdëruar. Me këtë rast një numër i madh mysafirësh dhe vizitorësh vijnë në Kala për të shijuar specialitetet e kuzhinës ulqinike.
Sidoqoftë, kultura dhe trashëgimia kulturore kontribuojnë në atraktivitetin e këtij destinacioni turistik dhe janë arsyeja për zgjedhjen e Ulqinit si qytet për t’u vizituar. Duhet të theksohet se Ulqini ka Kalanë si dhe një qytet tjetër të vjetër – Shasin antik.
Oferta kulturore tërheq turistë gjatë gjithë vitit, zgjeron gjeografikisht kërkesën dhe kështu stimulon konsumin.
Sipas vlerësimeve të Organizatës botërore të turizmit, një e treta e të gjitha udhëtimeve ndërkombëtare përfshin një formë të turizmit kulturor.
Pandaj është një shans i shkëlqyer për Ulqinin dhe për zgjatjen e sezonit turistik në mënyrë që të ringjallet më tej Kalaja jonë.
Ky tekst u krijua në kuadër të projektit “Kalaja – e kaluara e ringjallur me të rinjtë, kulturën dhe median”, i cili financohet nga Organizata turistike e Ulqinit. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e OJQ-së “Ul info” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Organizatës turistike.









