Festivali “Skena veore – Ulqini 2026” hapi edicionin e tij të 38-të të premten në mbrëmje në Kala me një aktivitet që kombinoi artet pamore dhe muzikën.
Së pari, u hap ekspozita e piktores ulqinake Emina Nimanbegu Myrteza, e cila prezantoi veprat e saj artistike.
Fjalën solemne në hapjen e festivalit, e mbajti kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, para një numri të madh admiruesish të artit.
Pas kësaj, u mbajt një koncert nga artisti i njohur shkodran, Frederik Ndoci, një nga emrat më të shquar të skenës muzikore shqiptare.
Organizatori i festivalit është “Qendra për Kulturë” – Ulqin, ndërsa realizimi i tij mbështetet nga Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike e Ulqinit dhe Ministria e Kulturës dhe Medias e Malit të Zi.








