Shoqata e miqve të Qytetit të vjetër “Kalaja” ka ftuar kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka të plotësoj premtimet e paraardhësve të vet dhe këtij lokalitet të kategorisë së parë ti kthej shkëlqimin dhe reputacionin e vjetër të kandidatit serioz për anëtarësim në UNESCO.
Në lutje theksohet që Qyteti i vjetër ka nevojë për revitalizim të plotë. “Ato para jush na premtuan, ndërsa Juve ju lutem që për ne dhe të gjithë qytetin të bëni atë që ato se bënë, e që duhet ta bënin. Dëshirojmë të besojmë që ju do të jeni pika e kthesës dhe që Kalaja nuk do të ju qëndroj vetëm nëpër muret e kabinetit, siç ishte rasti me paraardhësit tuaj”, thuhet në letrën të cilën e ka nënshkruar kryetari i shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga.
Shtohet që në Kala asgjë praktikisht nuk është investuar që prej tërmetit të vitit 1979.