Skulptura më e vjetër e gjetur në Mal të Zi është një proto-ilire neolitike e quajtur “Përfaqësimi i një Gruaje”.
Është punuar në qeramikë dhe është e ruajtur si fragment.
Është gjetur në Kalanë e Ulqinit, daton që nga shekulli i 5-të para Krishtit dhe dëshmon për jetën shpirtërore dhe fetare të ilirëve, por paraqet dhe një simbol universal i amësisë dhe parimit femëror.
Ilirët respektonin kultin e Nënës së Madhe, domethënë kultin e pjellorisë dhe rëndësinë e rolit të grave në komunitet. Sepse, si toka ashtu edhe gruaja ishin të bekuara me pjellorinë – ato jepnin siguri, ushqim dhe jetë.
Kjo skulpturë mbahet brenda koleksionit arkeologjik të Muzeut në Kalanë e Ulqinit.








