Çdo vit, më 9 maj, në bregun e Bunës, në vendin Shën Koll, mbahet kortezhi.Sipas legjendës, anijet të cilët kanë transportuar për në Pulja (Bari) trupin e Shën Kollit janë strehuar në Bunë, pikërisht në fillim të majit të vitit 1087, për shkak të motit të keq. Meqë trupi i këtij shenjtori, mbrojtësit të fëmijëve dhe vajzave, detarëve dhe tregtarëve, të dobëtëve dhe të pafuqishmëve, të dënuarve dhe të arrestuarve, aty qëndrojë për dy ditë, një Ulqinak i devotshëm në këtë vend ndërtojë një tempull modest.
Ky vend në breg të Bunës më shumë se 900 vite mban emrin sipas Shën Kollit.
Kujtesa për këtë ngjarje është ruajtur, pra, me shekuj, ndërsa tradicionalisht ishin të pranishëm dhe muslimanët ulqinakë.