Kaleziq reagoi në deklaratën e Çapunit: TANI NUK KA VEND PËR AKTIVITETE DHE INICIATIVA PARTIAKE

Skender Kalezic(1)Deklaratë për opinion e drejtorit të SHPK “Veprimtari Komunale” Ulqin Skender Kaleziqi.

Mos faturimi i personave juridik (bizneseve) të cilët nuk e ushtrojnë aktivitetin e tyre, që ishte rekomandim i Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit z. Ilir Çapunit, është i paraparë me dispozitat e Ligjit për Veprimtaritë Komunale dhe ato dispozita respektohen me përpikëri, pavarësisht situatës.

Po ashtu, rekomandimi sa i përket lehtësirave për personat fizik, përkatësisht për amvisëritë dhe qytetarët, është trajtuar dhe shpjeguar nga Qeveria e Malit të Zi, përmes ministres së ekonomisë Dragica Sekuliq.

Nuk është e tepërt të theksojmë edhe një herë se sa sfidë serioze për vendin tonë është kërcënimi i përhapjes së virusit COVID 19 dhe sa e rëndësishme është që shteti, Komuna, institucionet dhe shërbimet ta bëjnë punën e vet. Prandaj, në këtë situatë, nuk ka vend për aktivitete partiake dhe as iniciativa me karakter partiak. Në vend të kësaj, është jetike që të përqendrojmë të gjitha energjitë tona në punën e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në krye me kryetarin e Komunës z. Loro Nrekiq, e pastaj të ndjekim rekomandimet e këtij shtabi dhe të Trupit Nacional Koordinues për luftë kundër sëmundjeve infektive.

Në fund, dua të cek që me plotë të drejtë punëtorët e shërbimeve tona, në një nga prononcimet tuaja në media, i quajtët “Luanët e Ulqinit”. Janë pikërisht ato, të cilët duke rrezikuar shëndetin e tyre, punojnë pareshtur për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve të Ulqinit. Prandaj, ne si funksionarë kemi përgjegjësi të veçantë që të sigurojmë dhe kontribuojmë në mbarëvajtjen e punës së tyre, qoftë edhe duke paguar një faturë mujore!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit