Drejtori i ndërmarrjes publike “Veprimtari komunale” Skender Kaleziq ka deklaruar se kur është në atë funksion ka iniciuar një sërë aksionesh dhe planesh për projekte të reja.
“Hapi im i parë ishte që të pastrojmë mini deponitë e egra të cilat ishin shëmti në të gjithë akset rrugore kah Ulqini, në qendër të qytetit, si dhe kah Ada dhe Katërkolla”, tha ai për “Dnevne novine” duke theksuar se tani nuk ka gati asnjë deponi të egër.
Kaleziq paralajmëroi formimin e njësive të reja punuese në këtë ndërmarrje (fidanishten, deponinë në Gaç, kontrollin teknik).
Sipas fjalëve të tij, këto ditë fillojë gjelbërimi i hapësirave publike.