Gjatë këtij vikendi me datë 03-04.12.2022 në qytetin e Durrësit është duke u mbajtë kampionati Ballkanik në sportin olimpik të Taekwondo-së. Ky aktivitet i Taekwondo-së mblodhi 550 sportistë nga 11 vendet e Ballkanit. Pjesës e përfaqësueses së Malit të Zi ishin edhe 12 sportist nga klubi i Taekwondo-së Ulqini. Në ditën e parë në program ishin kategorija kadet dhe pionir për të vazhduar të dielen me kategorinë junior dhe senior. Sportistët nga Ulqini patën një paraqitje të shkëlqyer dhe arrijnë të sjellin 11 medalje Ballkanike. Sportisti më i sukseshëm ishte Enes Dushku
i cili u shpall kampion Ballkani për vitin 2022 me katër ndeshje të fituara. Kampion Ballkani u shpallën dhe Hakush Fici
me tre ndeshje të fiatuara dhe Noar Mavriq
me dy ndeshje të fituara.



Nën kampion të Ballkanit për vitin 2022 u shpallën.
Arta Ismailaga me tre ndeshje të fituara kurse në finale ndalet nga përfaqësuesja e Rumanisë dhe fiton medalje të argjendit
.

Denis Çoboviq
dhe Ajan Brashnjani
.


Me medalje të bronzit u kurorzuan sportistët:
Adna Sulejmanoviq

Nermin Sulejmanoviq

Eren Karaminxhoja

Rijad Dervishi

Hava Malokraja

Një tjetër suksesë për sportin e Taekwondo-së Ulqini në kampionatin Ballkanik. Sportistët japën maksimun e tyre në një konkurrecë të fort dhe kvalitative arritëm të sjellim edhe 11 medalje shumë të rëndësishme për sportin tonë. Falenderojmë të gjithë ata që kontribuanë në sukseset tona. Sportistëve ju urojmë suksese.
Tkd Ulqini,
Fikret Dushku, prof.