Tre sportist nga klubi i Taekwondo-së Ulqini do të marrin pjesë në Kampionatin botëror i cili do të mbahet në Bullgari në qytetin e Sofias me datë 27-37.07.2022.
Pjesmarrës do të jenë edhe tre sportist nga qyteti i Ulqinit. Sportistët nga Ulqini që do ta përfaqësojnë Malin e Zi janë: Arta Ismailaga, Sara Kraja dhe Enes Dushku të cilët do të drejtohen nga trajneri i përfaqësueses së Malit të Zi trajneri nga klubi i Taekwondo-së Ulqini njëherit dhe drejrtor sportiv i federatës së taekwondo-së të Malit të Zi z.Fikret Dushku.
Arta Ismailaga do të konkurojë në kategorinë deri 44kg, Sara Kraja në kategorinë 55kg dhe Enes Dushku në kategorinë 61kg.