Fundjavën qe lamë pas në kryeqytetin shqiptar në Tiranë, u zhvillua Kampionati 17 – Mbarëkombëtar në Karate, ku morën pjesë mbi 400 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Kampionati u zhvillua për grupmoshat nga 10 vjeç, deri në senior, në dy disiplina individuale në kata(luftë e imagjinuar) dhe kumite (luftë sportive).
Në këtë turne morën pjesë edhe garuesit e Klubit të karatesë “Albulena” dhe arritën rezultate të shkëlqyera.
Art Ujkashi dhe Refik Mollabeqiri u shpallën kampion mbarëkombëtar, Faruk Hasanaga nënkampion, ndërsa me medalje të bronzta u kurorëzuan Veton Ismajlaga, Ardian Gorana dhe Art Ujkashi.