Mbasi që tash disa kohë Kanali i kripores nuk i shërben qëllimit, rrjedhjes së ujit të detit deri tek basenet në këtë fabrikë, ai është transformuar në kënetë në të cilën mblidhen mizat, mushkonjat, bretkosat dhe gjarpërinjtë, shkruajnë “Vijesti”.
Gazeta citon vendasin Milan Xhikoviq i cili tha që Kanali kripores është shndërruar në deponi, derisa nga Port Milena përhapet era e keqe e padurueshme.
“Njëzet e katër orë mbrohemi nga mushkonjat. A është kjo turizëm?”, pyetet Vehbi Kurti i cili në atë zonë ka restorant.
Drejtori ekzekutiv i OJQ “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxhiq ka apeluar tek kompetentët që menjëherë të nisen në aksion, sepse, siç theksojë, kjo hapësirë paraqet burim potencial të infektimeve.