Televizioni Vijesti i Podgoricës ka nisur transmetimin e programit të dytë – kanalit kabllor të specializuar, me të cilin ofertën ekzistuese do ta pasuroj me më shumë përmbajtje programore.
Nga televizioni i Podgoricës kanë paralajmëruar që, mbas fazës së shkurtë testuese, nga gushti do të filloj me transmetimin e rregullt të filmave, serive dhe garave sportive.
“Në fillim kanali kabllor TV Vijesti 2 do të jetë i disponueshëm vetëm në kanalin e shtatë të Extra Tv-së. Në muajt e ardhshëm gradualisht do të zhvillojmë këtë projekt, kështu që Vijesti 2 nga fillimi i vitit të ardhshëm ka mundësi të gjendet në ofertën e operatorëve tjerë kabllorë. Me siguri mund të paralajmëroj që gjatë gushtit do të transmetojmë ATP turnetë e tenisit në Sinsinati dhe Montreal”, tha për Portal Analitika redaktori kryesor i Tv Vijesti Vlladan Miqunoviq.
Ai po ashtu thekson që Tv Vijesti, me hapjen e kanalit kabllor, vazhdon ekspansionin e vet, me qëllim që “me programe cilësore dhe të llojllojshme si dhe në segmente tjera të vendosim standarde të reja”.