Kanioni i Megjureçit është një margaritar i vërtet ndër kanionet dhe potencial fantastik për njerëzit që merren me kanioning, ndërsa me këtë vendoset në pozicion të lartë si potencial turistik për të varurit nga adrenalina, jo vetëm për arsye të kompozimit unik dhe të papërsëritshëm, por edhe për arsye të qasjes së lehtë dhe afërsisë së detit, shkruan Renome.me.
Kanioni i megjureçit ndodhet në shpatet jugore të Rumisë, në kufirin e komunës së Ulqinit dhe Tivarit. Qasjen e ka nga rruga magjistrale Tivar-Ulqin. Para këtij tunel në këtë rrugë duhet kthyer majtas dhe të mbërrihet në fshatin Megjureç. Atje ku rruga arrin pikën më të lartë duhet të lihet automobili dhe në këmbë të vazhdohet kah kanioni. Nëpër shtegun mezi të dukshëm shumë shpejt mbërrihet deri tek hyrja në kanion. Dhe menjëherë, aty në fillim, nis aventura kështu që është e nevojshme të përgatitemi mirë për rritjen e adrenalinës. Ky kanion nuk ju jep asnjë mundësi të mësoheni me detaje të ashpra dhe të rrezikshme me të cilat është i pasur, sepse nga hyrja e deri në dalje zgjat aksioni plotë me detaje të shumëllojshme të cilat të lënë pa frymë, detaje që plotësojnë çdo shqisë. Vertikalja e parë është njëkohësisht dhe më e lartë dhe është 31 metër. Në kanion janë rreth dhjetë vertikale tjera nga pesë deri në 30 metër. Mbasi që kanioni nuk është i pajisur me instalime fikse, vizituesit mund të përdorin vetëm ankorimet dhe sigurimet natyrore, kështu që kjo sfidë nuk i rekomandohet fillestarëve dhe rekreativëve por vetëm kanionistëve me eksperiencë.