Drejtoria e sigurisë detare në të ardhmen do të ketë kontroll preciz të bregdetit në tërësi, që do të mundësojë lundrim të sigurt dhe mbrojtjen e detit nga ndotja, deklaroi zëvendës drejtori i këtij institucion Nexhat Kapidani.
Ai për Portalin Ul-info tha se këtë gjë e mundësojnë pajisjet e reja me komplet logjistikën të cilët u siguruan në kuadër të projektit me vlerë 3,5 milion euro të përkrahur nga fondet e BE-së.
Kontrolli bashkëkohor për kontroll të bregdetit tonë është vendosur edhe në kodrën Mavrian, mbi gjirin e Valdanosit.








