Andrej Nikolaidisi është një ndër shkrimtarët më të njohur sot, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në tërë vendet ku flitet gjuha serbo-malazeze-kroate-boshnjake.
Me promovimin e librit më të ri të këtij autori “I Biri”, në Skenën verore në Kala, përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga shkrimtari i njohur Hajro Ulqinaku, tashmë bëhet i njohur edhe në gjuhën shqipe.
Është ulqinak, për çdo ditë pi kafen në Ranë, rri më peshkatar si të gjithë ne, shoqërohet me njerëz të ndryshëm. E donë qytetin e Ulqinit, dhe mendoj se asnjë herë nuk ka me e lëshuar.
Familja Nikolaidis është dhe ka qenë një ndër familjet më të arsimuara në Ulqin, pasi që edhe ato të parët nga kjo familje, kanë qenë mësuesit, bile edhe në gjuhën shqipe. Prandaj, nuk është për të çuditur pse Andreji ka në gjenet këto aftësi për krijim.
Mendoj dhe besoj, edhe ndajë mendimin e shumë intelektualëve nga Ulqini dhe më gjerë, se Andreji është një ndër autoret më prestigjioz të cilët veprojnë në hapësirën e Ballkanit. Autori i katër romanëve, por edhe shumë shkrimeve autoriale dhe tekste nga kultura, politika, të botuar në revista të ndryshme, janë një pasuri e madhe, në letërsinë e gjuhës në të cilën shkruan Andrej Nikolaidisi.
Andreji është modest, i butë siç thotë populli ynë, një njeri i ri, pa paragjykime, një shkrimtar i cili ka predispozita të bëhet një ndër shkrimtarët më të njohur në Evropë. Unë nga zemra i dëshiroj që edhe në vijim të merret më shkrime, dhe të korrë suksese siç deri tani. Romanet dhe shkrimet të këtij autori, pa dyshim do të ndikojnë edhe në ngritjen e imazhit të qytetit tonë në përgjithësi.