Kryetari i Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga tha se pret që administrata e re komunale do të ketë raport më të mirë ndaj të mirës kulturore me rëndësi kombëtare.
“Para së gjithash, mendoj për ripërtëritjen e bedenave të shembur, si dhe rinovimin e parmakëve mbrojtës në hyrjen e portës jugore të Qytetit, tha ai.
Sipas fjalëve të tija, kjo gjë duhet bërë sa më parë, sepse Kalaja që tani po vizitohet nga qindra mysafirë të huaj gjatë ditës.
“Shenjat tregojnë që sezoni i sivjetmë do të jetë shumë i mirë, prandaj duhet ti presim mysafirët siç na ka hije”, shtoi Karamanaga.