Karamanaga: BIOGRAFIA DHE VEPRIMTARIA E GJERGJ HASANAJT SHKRUAR NGA PALOKË GJ. BERISHA

Këto ditë doli nga shtypi libri i ri i pesëmdhjeti i Prof. Palokë Gjergjë Berisha. Bëhet fjalë për një monografi të shkurtër për veteranin e arsimit shqip në Mal të Zi. Gjergj Hasanaj e cila  është pikënisje  dhe motivim për të vazhduar e kompletuar monografi për veteranët e tjerë shqiptarë të arsimit, shkencës, artit, kulturës, politikës në do cep të Ilirisë së shenjët ku flitet shqip.

Prof. Palokë Berisha shprehet: “Tash për tash për mua është më rëndësi të nxjerr në dritë punën 18 vjeçare të Gjergj Mirashit në procesin edukativo-arsimor, aktivitet e lira të nxënësëve dhe angazhimin e suksesshëm për arsimim, shkencën, artin e kulturën shqiptare. Ai në kushte të vështira në vendin e punës arriti për të mbledhur këngë popullore shqiptare në Hot, Grudë, Triesh e Kojë, komunë të Tivarit, Ulqinit e Rozhajës. Shqiptarët në Mal të Zi në kushte tejet  të vështira kanë jetuar, krijuar në shkencë dhe art dhe ruajtur të arriturat shkencore, kulturore dhe artin popullor”

Për shqiptarët të administratuar nga Mali i Zi nga viti 1878 e këndej kanë qenë me pasoja të rënda për të gjitë fushat e jetës e të krijimtarisë. Nga viti 1878 deri në vitin 1915-1918, e deri në vitin 1941 mohoj kultura shqiptare e nuk lejohej  hapja e shkollave shqipe. As periudhat 1941-1944 nuk sollën afirmim të shqiptarëve.

Ndërsa periuda 1945-2018 ka qenë më e volitshme se peridhat të mëpërparshme. Kjo periudhë karakterizohet me hapjen e shkollave fillore e të mesme me mësim në gjuhën shqipe dhe hapja e programit studimor për arsimimin e mësusve në gjuhën shqipe. Nga këto shkolla  e shkollat në Kosovë dhe Maqedoni dolën shkrimtarë dhe intelektualë shqiptarë që dhanë  kontribut të rëndësishëm nga gjitha fushat e krijimtarisë njerëzore.

Në këtë monografi flitet për rolin e Gjergj Hasnajtë për mësimin në gjuhën shqipe, për pagëzimin e shkollës teëvjeçare në Stjepoh me emrin e heroit kombëtarë “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”. Reagimin e nxënësëve dhe mësimdhënësve pas mbylljes shkollave shqipe në Mal të Zi në vitin 1956.

Mbyllja e shkollave në gjuhën shqipe në vitin 1956

Në periudhën 1954-1958 dolën në skenë ashiqare armiqtë e shkollës shqipe me mësim ë gjuhën shqipe në Mal të Zi. Bëhet propagandë e organizuar për mbylljen e shkollave shqipe në Mal të Zi. Për mësim në gjuhën joamtare ishin edhe shqiparët të cilët ishin në radhën e partisë komuniste .

Reagimi i nxënësve shqiptarë ndaj mësimit në gjuhën joamtare

Në  pesë vite shkollore ( 1956/57-1960/61) nëxënsit  shqiptarë në Shkollën  Fillore “B.Strugar” në Ulqin kanë mësuar në gjuhën joamtare. Viti shkollor 1956-57 ka qenë i mbrapshtë  për shqiptarët në Mal të Zi. Atë vit shkollor nuk regjistrohen nxënës me mësim në gjuhën shqipe në shkollën fillore të Gucisë.

Edhe në qytezën e Tuzit dhe në shkollën fillore në Kojë mbyllen shkollat në gjuhën shqipe.

Regjistrohet reagimi i nxënësve shqiptarë ndaj mësmit në gjuhën joamtare. Nxënësit e shkollës tetëvjeçare  në Ulqin protestojnë kundër mësimit në gjuhën joamtare. Ndërsa nxënësit shqiptarë në Shkollën Tetëvjeçare në Guci reagun në mënyrë të qetë e të organizuar mirë duke  braktisur vendlindjen dhe kaluan në Shqipëri..

Reagimi i mësimëdhënësve shqiparë ndaj mësimit në gjuhën joamatere

 Më të zëshëm  kanë qenë mësimëdhënësit e komunës së Ulqinit. Posaçarisht u angazhuan: Cafë S.Kuqi, nga Zogajtëe Ulqinit, Ramazan Mala, Ana e malit-Ulqin, Bajram Sella, mësuses nga Brajsha-Ulqin, Bahri Brisku nga qyteti i Ulqinit,Vat Elezaj nga Shtoji i Ulqinit, Gjon Gjekë Lucaj nga mali i Trieshit, mësuses në pension.

Edhe Gjergje Marash Hasanaj në bashkëpunim me ish mësuesin e vet  Gjon Gjekë Lucaj kishin qëndrim të prerë se mësimimi duhet të jetën në gjuhën amtare shqipe.

Edhe nxënësit e shkollës normale në Prishtinë nga Mali i Zi kanë reaguar ndaj mësimit në gjuhën joamtare në shkollat fillore nëMal të Zi. Në mënyrë të posaçme janë angazhuar: Palokë Gjelosh Berisha, Kolë Martinë Kalaj, Dodë Marash  Margilaj, Nikë Zefë Kalaj, Xhemal Milla dhe Pjetër Mirdita nga Ulqini.

Vështrim lidhur me mbylljen e shkollave shqipe në Ulqin-nga libri “Udhëtimi i një mjeku”

Në vitin 1956 u mbyllën të gjitha shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe të gjithë ne shqiptarët kemi qenë të detyruar të mësojmë në gjuhën serbokroate (ashtu është quajtur gjuha atëherë). Nuk e kemi pasur të lehtë. Nuk kemi ditur asnjë fjalë serbisht. Edhe dy vëllezërit e mi Shyqyri-Çyli dhe Ruzhdi vazhduan shkollën në gjuhën serbokroate. Sipas tregimit të Shefki Karamanagës (mësues në pension, 1936) mbledhja për mbylljen e shkollave në gjuhën shqipe u organizua në Qendrën për Kulturë (sot “Hollegro”). U mbyllën shkollat në Ulqin, por ka pasur rezistencë dhe shkolla shqipe në Reç, Shëngjergj, si edhe në Shtoj (ku mbetën dy paralele) nuk u mbyllën. Gjithashtu edhe në Katërkollë vazhdoi mësimi shqip. Rol të posaçëm në Shtoj ka pasur mësuesi Vatë Elezaj, në Katërkollë drejtori me merita të mëdha Januz Divani. Shefkiu vazhdoi: “Kam punuar si mësues i ri në Reç dhe në Shëngjergj. Me një biçikletë shkoja deri në Darzë, e prej aty rruga ka qenë me shkëmbinj dhe kam ecur në këmbë. Rroga ka qenë e mirë. Kam pasur një kënaqësi pune. Më kujtohet, kur kam punuar në Ulqin, në gjeneratën e parë ka qenë edhe Safer Zhygjeli (sot mjek i njohur, pediatër). Ai më tha se kur ka qenë në klasën e parë unë kam pasur të veshur një këmishë të kuqe.”

Në vitin 1962 filluan përsëri të hapen shkollat në gjuhën shqipe. Mosmësimi në gjuhën shqipe më ka përcjellë gjatë tërë kohës së shkollimit tim, në të gjithë etapat kemi mësuar në gjuhën serbokroate. Nuk kemi ditur asgjë për historinë, kulturën e letërsinë shqiptare.

Veprimtaria botuese e Gjergj Hasnajt

1.Punime nga pedagogjia

Analiza e planave dhe programeve mësimore për shkolla fillore

2.Punime  nga gjuhësia dhe letërsia

3.Punime nga historia

4.Punime në gjuhën serbokroate në “Prosvjetni rad”, “Pobjeda”, “Titogradska tribina”.

Gjergj Hasnajt është autor i veprës “Malësori këndon” të cilën e botoi në vitin 1971 me mjete vetjake. Me këtë vepër ngritet lartë autoriteti i autorit në botën shqiptare dhe studiuesit  evropianë dhe botëror.

Biografia e shkurtër e  prof. Palokë Berisha

Lindi në vitin 1935 në fshatin Gurrec. Prej vitit 1959 deri tash ka kryer detyra:

Mësuses në Skollën Fillore në Gurrec

Profesor i Pedagogjisë në Shkollën noemale në Ferizaj dhe atë në Prishtinë

Edukator në konviktin e Shkollës normale në Prishtinë,

Docent i metodikës së punës educative në Fakultetin Filozofik në Prishtinë

Profesor I rregullt në të njejtin fakultet.

Nga viti shkollor 2004/2005 deri sot angazhohet për të ligjëruar në Programin Studimor për Përgatitjen e Mësuesve në Gjuhën Shqipe në Podgoricë.

B o t I m e t

Duke filluar nga viti 1986 ka botuar këto vepra:

  1. Prirja edukativo-arsimore e konvikteve të Kosovës,

2.” 100 vjet dritë, Shkolla fillore në Hot,

  1. “Zhvillimi I shkollave dhe arsimimi I shqiptarëve në Mal të Zi prej vitit 1878 deri në vitin 1988”

4.”Shkollat dhe arsimi në Malësi të Madhe të aneksuar nga Mali I Zi”

5.”Shkolla e mesme në Tuz 1971-2001”

6.”Shkollat dhe arsimi I shqiptarëve në teritorin e komunës së Plavës dhe Rozhajës deri në vitin 2001”

7.”Gjoni dhe Agroni në shërbim të arsimit dhe shkencës”

8.”Shkollat dhe arsimi shqip në teritorin e sotëm  të Ulqinit dhe Tivarit deri në vitin 2001”

9.”Meteorët e arsimit shqip në Mal të Zi. Pjesa I, II dhe III”

10.”Punimet nga shkencat humanitare”

11.”Marrëdhëniet ndërmjet nxënsit dhe mësimëdhënësit në procesin mësimor”

12.”10 vjet punë të Programit Studimor për Arsimimin e Mësueseve në Gjuhën Shqipe në Podgoricë 2004-2014”

13.”Çka mendojnë të rinjët për jetën bashkëshortor”,

14.”Katër mallet e Malësisë së Madhe “ dhe

15.”Biografia dhe veprimtaria e Gjergj Hasanajt”

Në fund

Prof.Palokë Gjeloshë Berisha është ndër krijuesit më të frytshëm, më të rëndësishëm  prej shqiptarëve nga Mali I Zi dhe më gjërë..

E çmoji si person ëmblatik, i veçant..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Ulcinj Art Festival”: PROJEKTI “AIDA” BASHKON AKTORËT NGA ITALIA, SHQIPËRIA DHE MALI I ZI

TV Ul-info: PLAZHI I GRAVE DHE PELOIDI – PASURI NATYRORE TË ULQINIT

TV Ul-info: FAL DONATORËVE, QENDRA “SIRENA” E PËRGATITUR SA I PËRKET MASAVE MBROJTËSE

Gjakonoviq: NËSE URGJENTISHT NUK ZGJIDHET ÇËSHTJA E EROZIONIT, OBJEKTET NË ADË DO TË ZHDUKEN
Gjakonoviq: NËSE URGJENTISHT NUK ZGJIDHET ÇËSHTJA E EROZIONIT, OBJEKTET NË ADË DO TË ZHDUKEN

Drejtori ekzekutiv i Ndërmarrjes Hotelerike – Turistike “Riviera e Ulqinit” Bojan Gjakonoviq përsëri paralajmëroi për rrezikun e erozionit në Adën e Bunës. “Nëse asgjë nuk bëhet, objektet dhe plazhi në

Komuna: NIS HARTIMI I PLANIT STRATEGJIK TË ZHVILLIMIT DERI NË VITIN 2029
Komuna: NIS HARTIMI I PLANIT STRATEGJIK TË ZHVILLIMIT DERI NË VITIN 2029

Kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksander Daboviq solli vendimin për hartimin e Planit Strategjik të Zhvillimit të Komunës së Ulqinit për periudhën 2022-2029. Ky dokument, i cili pas Planit Hapësinor –

Dr G.Karamanaga: In memoriam Hysein-Ceno Kapllanbegu (1929-2021)
Dr G.Karamanaga: In memoriam Hysein-Ceno Kapllanbegu (1929-2021)

Në moshën 92 vjeçare ndërroi jetë Hysein Ceno Kapllanbegu. Ishte i lindur në Ulqin, ku edhe kaloi trë jetën e tij të gjatë. Ka punue edhe në Perast. Në shitoren “Napredak” të Gjakovës ka kalue kohën e

Qani  Osmani: ZGJEDHJET BRENDAPARTIAKE DHE POLITIKA KADROVIKE
Qani  Osmani: ZGJEDHJET BRENDAPARTIAKE DHE POLITIKA KADROVIKE

Zgjedhjet brendapartiake qëndrojnë në korelacion të drejtpërdrejtë me zgjedhjet elektorale qofshin ato vendore, parlamentare ose presidenciale. Kisha thënë se zgjedhjet brendapartiake dhe zgjedhjet elektorale,

Muhamed Ukoshata: HAFIZI MË I RI NGA MALI I ZI
Muhamed Ukoshata: HAFIZI MË I RI NGA MALI I ZI

Pas përvetësimit të plotë të librit të shenjtë (mësimit përmendësh), 14 vjeçari Muhamed Ukoshata, u shpall Hafiz i Kuran-it. Mësimet i ka kryer në Shkodër  aty ku aktualisht është duke ndjekur edhe mësimet