Karamanaga: KALAJA PLOTË ME TURISTË, E MUZEU I MBYLLUR

Muzeu 1Kryetari i Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga ka kritikuar udhëheqësinë e Qendrës për kulturë që këto ditë feste dyert e kompleksit muzeor janë të mbyllura.

“Me vite përsëritet i njëjti skenar. Për festa dhe fundjavë kur tek ne ka më së shumti mysafirë, mbyllen dyert e muzeut. Zotëritë të cilët punojnë në muze dhe në institucionin e tyre Qendrën për kulturë, nën ingerencën e të cilit është kompleksi muzeor, nuk mund ti bindim kurrsesi që orarin e punës ta harmonizojnë me turistët dhe vizitorët, e jo me vete. Sot Kalaja ishte plotë mysafirë, prandaj nuk ka arsyetim për dyert e mbyllura”, tha Karamanaga në profilin e vet në FB dhe postoi disa fotografi të cilat po i përcjellim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi