Më duket se nën tingujt e violinës e virtuozit të muzikës, profesor Ramazan Pekut, gjithçka në Kala është më bukur. Një atmosferë të cilën e krijon ky mjeshtër i muzikës, ndërmjet mureve të lashtë të Kalasë tonë 2500 vjeçare, të qetëson, shpirtin të relakson…
Në Skenën verore në Kalanë e Ulqinit, aty ku dikur, edhe Servantesi i ka kënduar Dulcinees, një vajzës të bukur nga Kalaja, mysafirët dhe adhuruesët e muzikës, kanë përjetuar çaste të paharruara..Edhe të premtën, si suprizë e profesor Ramazan Pekut, Gjylije Pelingu, një vajzë ulqinake, më zërin e saj të bukur, e ka qendisur Kalanë dhe skenën ndërmjet mureve të Kalasë.
Prandaj, ka çaste dhe momente të cilat duhet të mbahen në kujtesë dhe mos të harrohen…