Karamanaga: NUK KA VINÇ, NA NËNÇMOJNË INTELIGJENCËN

KacemeNga mesi i dhjetorit nga Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare solemnisht kanë njoftuar se përfunduan punimet për ndërtimin e themelit prej betonit dhe infrastrukturës në portin Kaceme. U tha dhe se “javën e ardhshme do të vendoset vinçi elektrik për nxjerrjen dhe uljen e barkave më të vogla”, si dhe që drejtimi i vinçit do të bëhet nga platforma e vinçit me telekomandë.

Nëse gjykojmë sipas deklaratave të drejtuesve të këtij institucioni, kjo punë me vlerë 35.000 euro është kryer, edhe pse vinç në Mole të Vogël nuk ka.

“Ky është ofendim i inteligjencës sonë, ose na nënçmojnë shumë. Ne shohim vetëm disa vida”, tha kryetari i Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga.

Ai po ashtu mendon se vendi për vinç është joadekuat, duke thënë edhe se është absurde që barkat duhet të nxirren jashtë nga porti për arsye se ai është ndërtuar keq pikërisht sipas projektit të NP Të Mirat Detare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi