Karamanaga për grumbullimin e taksës së banimit në Ulqin: MUND TË MBLEDHIM NJË MILION EURO

“Nga taksa e banimit mund të realizonim dhe deri në një milion euro nëse do të ndryshohej sistemi i mbledhjes. Jemi të vetëdijshëm që po na ikin mjete të mëdha të cilat mund ti investonim në promovimin e ofertës turistike të qytetit”, deklaroi drejtori i Organizatës turistike të Ulqinit Minir Karamanaga.

Ai për “Dan” tha që tek organet kompetente do të ndërmarr iniciativën që OT ti mundësohet kërkimi i kartonit, gjegjësisht lajmërimi i qëndrimit në të gjitha pikat kufitare.

“Me organizim të mirë të vetëqeverisjes lokale dhe inpekcioneve turistike kompetente, është e nevojshme që të largohen problemet që paraqitet vite me radhë”, tha ai dhe shtoi që “problem janë shtëpitë pronarët e të cilave nuk kanë vendim për dhënie me qira të akomodimit, si dhe numri i pamjaftueshëm i shtretërve të regjistruar të cilët janë mbi 100 mijë”.

Sipas shkrimit të kësaj gazete nga Podgorica, në Ulqin deri me 27 gusht janë mbledhur 161 mijë euro nga taksa e banimit apo 15 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Nëse dihet që këtë vit ka më shumë mysafirë në hotele, të cilët e paguajnë këtë taksë me automatizëm, imponohet përfundimi i thjesht që organet komunale inspektuese ishin shumë të pasuksesshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi