Karastanoviq: DO TA KTHEJMË FUTBOLLIN E ULQINIT ATY KU E KA VENDIN

Si kryetar i ri i klubit të futbollit Otrant-Olympic dhe së pari si shoku dhe bashkëqytetari juaj dëshiroj të ju përshëndes të gjithëve dhe të ju thërras që edhe këtë vit, si gjithmonë që e keni ditur, ti përkrahni djemtë tonë në garat për plasmanin në Ligën e Dytë të Malit të Zi.

Gjithashtu dëshiroj të ju informoj se në klub kemi mbledhur një numër të madh të lojtarëve me eksperiencë të lartë, gjithashtu edhe ata të rinj, të cilët bashkë me trajnerin, bashkëqytetarin tonë, profesionalistin e madh në profesionin e vet Xhemal Kapllanbegun e përbejnë një skuadër e cila do të lënë zemrën në fushën e futbollit, për të përmbushur pritjet e qytetarëve tonë dhe ta kthejë futbollin aty ku e ka vendin ne sportin e Malit të Zi.

Nuk ka me qenë e lehtë, por me ndihmën e juaj dhe njerëzve vullnetar që dëshirojnë ti ndihmojnë klubit tonë, me ndihmën e madhe të Komunës së Ulqinit, personit të parë të qytetit Aleksandar Daboviqit edhe gjithë institucioneve sistemore, si dhe në fund me përkushtimin tonë maksimal dhe lojtarëve në fushë, thellësisht besoj se jemi të përgatitur se klubi i cili ishte në zemër të qytetarëve ta çojmë deri në arritjen e shumëpritur.

Përshëndetje sportive të gjithëve, dhe mos harroni me 19.shtator kur të fillojnë garat – Të gjithë për djemtë tonë, të gjithë për qytetin tonë, ti harrojmë të gjitha dallimet dhe të jemi të bashkuar se djemtë tonë meritojnë një gjë të tillë.

Damir Karastanoviq

Kryetari KF Otrant-Olympic Ulqin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Ulcinj Art Festival”: PROJEKTI “AIDA” BASHKON AKTORËT NGA ITALIA, SHQIPËRIA DHE MALI I ZI

TV Ul-info: PLAZHI I GRAVE DHE PELOIDI – PASURI NATYRORE TË ULQINIT

TV Ul-info: FAL DONATORËVE, QENDRA “SIRENA” E PËRGATITUR SA I PËRKET MASAVE MBROJTËSE

Gjakonoviq: NËSE URGJENTISHT NUK ZGJIDHET ÇËSHTJA E EROZIONIT, OBJEKTET NË ADË DO TË ZHDUKEN
Gjakonoviq: NËSE URGJENTISHT NUK ZGJIDHET ÇËSHTJA E EROZIONIT, OBJEKTET NË ADË DO TË ZHDUKEN

Drejtori ekzekutiv i Ndërmarrjes Hotelerike – Turistike “Riviera e Ulqinit” Bojan Gjakonoviq përsëri paralajmëroi për rrezikun e erozionit në Adën e Bunës. “Nëse asgjë nuk bëhet, objektet dhe plazhi në

Komuna: NIS HARTIMI I PLANIT STRATEGJIK TË ZHVILLIMIT DERI NË VITIN 2029
Komuna: NIS HARTIMI I PLANIT STRATEGJIK TË ZHVILLIMIT DERI NË VITIN 2029

Kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksander Daboviq solli vendimin për hartimin e Planit Strategjik të Zhvillimit të Komunës së Ulqinit për periudhën 2022-2029. Ky dokument, i cili pas Planit Hapësinor –

Dr G.Karamanaga: In memoriam Hysein-Ceno Kapllanbegu (1929-2021)
Dr G.Karamanaga: In memoriam Hysein-Ceno Kapllanbegu (1929-2021)

Në moshën 92 vjeçare ndërroi jetë Hysein Ceno Kapllanbegu. Ishte i lindur në Ulqin, ku edhe kaloi trë jetën e tij të gjatë. Ka punue edhe në Perast. Në shitoren “Napredak” të Gjakovës ka kalue kohën e

Qani  Osmani: ZGJEDHJET BRENDAPARTIAKE DHE POLITIKA KADROVIKE
Qani  Osmani: ZGJEDHJET BRENDAPARTIAKE DHE POLITIKA KADROVIKE

Zgjedhjet brendapartiake qëndrojnë në korelacion të drejtpërdrejtë me zgjedhjet elektorale qofshin ato vendore, parlamentare ose presidenciale. Kisha thënë se zgjedhjet brendapartiake dhe zgjedhjet elektorale,

Muhamed Ukoshata: HAFIZI MË I RI NGA MALI I ZI
Muhamed Ukoshata: HAFIZI MË I RI NGA MALI I ZI

Pas përvetësimit të plotë të librit të shenjtë (mësimit përmendësh), 14 vjeçari Muhamed Ukoshata, u shpall Hafiz i Kuran-it. Mësimet i ka kryer në Shkodër  aty ku aktualisht është duke ndjekur edhe mësimet