Karate: ANTIGONA RAMA KAMPIONE E MALIT TË ZI

 

Antigona RamaNë Podgoricë, më 29 nëntor 2015 u mbajt Kampionati i Malit të Zi në Karate për kadet, junior dhe senior të rinj, në të cilin mori pjesë edhe Klubi i karatesë “Ulqini”.
Garuesit e Klubit të karatesë “Ulqini” u kurorëzuan me 3 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 3 të bronzta.
Kampione e Malit të Zi u shpall Antigona Rama për seniore te reja në luftëra individuale +68kg. Kampionë u shpallën dhe ekipet e seniorëve të rinj në kata dhe luftëra, në përbërje ekipi i katave Edin Kraja, Albion Duraku dhe Marko Daboviq, kurse ekipi i lufërave Albion Duraku, Edin Kraja dhe Adnan Kuqi. Me medalje të argjendta u kurorëzuan në luftëra inviduale për seniorë të rinj Seida Suma -68kg dhe Albion Duraku -60kg. Po ashtu edhe ekipi i senioreve të reja u shpall nën kampion të Malit të Zi. Me medalje të bronztë në luftëra inviduale u kurorëzua Edin Kraja -75kg, Antigona Rama në kata individuale dhe ekipi i juniorëve ne luftëra ekipore.
Të gjithë këta garues u kualifikuan për në Kampionatin Ballkanik, i cili do të mbahet 11-13.12.2015 në Dubrovnik, por pjesëmarrja e tyre varet krejt nga mundësitë financiare.
Trajnerët e klubit shpresojnë që do të hasin në mirëkuptim te sponsorët që t’u mundësohet këtyre garuesve pjesëmarrja në Kampionatin Ballkanik.

Njëkohësisht falënderojnë sponsorët të cilët mundësuan që këta garues të marrin pjesë në Kampionatin e Malit të Zi, të cilët nuk i zhgënjyen duke qenë përsëri ndër më të mirët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi