Ulqinaket Seida Suma dhe Antigona Rama janë shpallur kampione të Malit të Zi në Kampionatin studentor të mbajtur pak kohë më parë.
Njëkohësisht bashkëqytetarja jonë Hantija Ibroçi është shpallur nënkampione.
Ato janë kualifikuar në Kampionatin universitar botëror në karate i cili do të mbahet prej datës 18 deri më 22 qershor në Tivar.