Drejtori ekzekutiv për projekte zhvillimore në kompaninë Karisma Hotels & Resorts Nemanja Kostiq dorëzoi sot në Ulqin donacionin me vlerë 5.000 euro për shërimin e Adea Dervishagës, bashkëqytetarës tonë, e cila vuan nga paraliza cerebrale.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe pronari i kësaj kompani Lubo Krstajiq, i cili tha se Karisma me kënaqësi do të ndihmojë projektet e dobishme shoqërore në komunë të Ulqinit.
Prindërti e Adeas përzemërsisht falënderuan për donacion duke shprehur bindjen se vajza e tyre me humanizmin e njerëzve të mirë së shpejti do të grumbullojë mjetet e nevojshme dhe do të udhëtojë për shërim në klinikën në Stamboll.
Karisma Hotels Adriatic Montenegro pak kohë më parë ka qiramarrë në 30 vjet hapësirën në të cilën ndodhen hotelet „Olimpik“ dhe „Belvi“ ndërsa ka paralajmëruar që prej pranverës së vitit 2018 mysafirët e parë nga tregu perëndimor me aranzhimin e TUI-të gjerman do të pushojnë në objektet e rinovuara në rivierë të Ulqinit.