Karisma: NIS RINOVIMI I HOTELIT BELVI

5a0583cf-c81c-4573-b509-234c0a0a0a64-karismapocetakradova-novembar2017-1-previewKompania ndërkombëtare hotelerike Karisma Hotels & Resorts me kënaqësi njofton qytetarët e Ulqinit, punëtorët turistik nga Mali i Zi dhe opinionin e interesuar se ka filluar punimet ndërtimore me qëllim rikonstruktimin dhe rritjen e cilësisë së objekteve ekzistuese në Plazhin e madh të Ulqinit.

“Bëhet fjalë për ish hotelet Belvi dhe Olimpik, të cilët nga shteti i Malit të Zi dhe kompania Riviera e Ulqinit janë marrë me qira afatgjate, 30 vjeçare. Këto hotele tani po bëhen pjesë e kompleksit “Holiday Village Montenegro”, të cilin do ta drejtojë Karisma Hotels & Resorts. Momentalisht punimet po kryhen në tre turne në objektin e ish hotelit Belvi, i cili pas rikonstruktimit do të kategorizohet me katër yje. Holiday Village është i njohur si koncept i suksesshëm familiar, dhe në kuadër të tij, përveç kapaciteteve akomoduese, do të ndërtohen edhe përmbajtje interesante shtesë siç janë Adventure parku, pishina dhe fushat sportive”, thuhet në kumtesë.

Siç theksohet, Karisma po e zhvillon konceptin me partnerin e vet strategjik, turoperatorin më të madh në botë, kompaninë TUI.

Nga kjo kompani po ashtu tregojnë se i tërë kompleksi do të realizohet në tre faza, ndërsa planet e këtij grupi janë që faza e parë e projektit Holiday Village Montenegro të përfundojë deri me 1 maj të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi