Të martën në “Holiday Village Montenegro” e shënoi kokteji i cili u organizua me rastin e pranimit të prindërve të Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim” të cilët praktikën po e bëjnë në kuzhinën e hotelit.
Prindërit i priti drejtori ekzekutiv i “Karisma Hotels Management”, Dejan Periq, i cili tha se i gëzohet bashkëpunimit të “Karismes” me popullsinë lokale, si dhe i njoftoi me planet dhe mundësitë të cilët kjo kompani i ka kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre.
Nxënësve iu propozua që pas përfundimit të vitit shkollor të vazhdojnë punën e tyre si të punësuar në “Holiday Village Montenegro”, duke iu ofruar mundësinë që përmes punës praktike të fitojnë edhe pagën dhe kështu të fitojnë eksperiencën e nevojshme në fazën më të hershme të zhvillimit të tyre.
Plani të cilin Periq ia prezantoi prindërve përfshinë edhe dhënien e bursave për 5-10 nxënës të cilët pas shkollimit do të bëhen pjesëtarë të skuadrës së “Holiday Village Montenegro”.