Në kompleksin hotelerik “Holiday Villages Montenegro” në Plazhin e Madh, të cilin e zotëron kompania “Karisma hotels & resorts Montenegro”, këtë vit pushuan gati 29 mijë mysafirë, të cilët arritën 150 mijë bujtje rekord, shkruan “Vijesti”.
Drejtori i kompanisë për Evropën lindore Nemanja Kostiq tha se mysafirët kryesisht ishin nga Anglia.
“Sezonin akoma nuk e kemi mbyllur dhe planifikojmë këtë vit të jemi të hapur 365 ditë”, shtoi ai.