Kompania “Karisma” rinovoi edhe hotelin “Olimpik” i cili ndodhet në fillim të Plazhit të Madh, mëson Portali Ul-info.
Ky objekt ka 126 dhoma dhe 250 shtretër dhe pak ditë më parë e fitoi lejen e punës.
Drejtuesit e “Karismes” thanë se “Olimpiku” së shpejti do të ketë emër të ri dhe do të punojë gjatë tërë vitit.