Karisma: TË DIELËN ME OJQ-TË LOKALE PASTRUAN PLAZHIN E MADH

KarismaGrupimi ndërkombëtare hotelerik Karisma Hotels and Resorts, OJQ Hapi i gjelbër dhe OJQ Ecovita nga Ulqini në koordinim me skuadrën RLC Montenegro kanë organizuar të dielën aksionin e pastrimit të Plazhit të madh në Ulqin i cili grumbulloi më shumë se 150 vullnetarë.

Aksioni ekologjik simbolikisht u mbajt në Ditën e planetit Tokë, në mënyrë që edhe këtë vit, përmes aktiviteteve ekologjike dhe edukativo – propaganduese, të tërhiqet vëmendja në ruajtjen e natyrës dhe të mjedisit jetësor në qytetin më jugor të Malit të Zi.

Përveç Karsimes dhe OJV-e lokale, kontributin në pastrim e kanë dhënë edhe të punësuarit në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, të punësuarit në Të mirat detare, të punësuarit në Komunë të Ulqinit, si dhe skuadra nga kompania RLC Montenegro.

Nga Karisma theksuan se i kënaqë fakti që aksionit të parë ekologjik nën organizimin e tyre iu bashkëngjiten institucionet e shumta dhe se shpresojnë që edhe vitet e ardhshme do të arrijnë qëllimin e tyre, e kjo është që këto ngjarje të bëhen traditë për të gjithë dashamirët e natyrës dhe të grumbullohen në numër sa më të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi