Grupimi ndërkombëtar hotelerik “Karisma Hotels & Resorts” dhe OJQ “Ecovita” nga Ulqini, në koordinim me skuadrën “RLC Montenegro”, do të organizojnë të hënën, me 22 prill, aksionin e pastrimit të Plazhit të Madh.
Aksioni ekologjik në mënyrë simbolike është planifikuar me 22 prill – për Ditën e Planetit Tokë, në mënyrë që edhe këtë vit me aktivitetet ekologjike dhe edukativo – propaganduese të tërhiqet vëmendja në ruajtjen e natyrës dhe mjedisit jetësor në qytetin më jugor të Malit të Zi.
Vitin e kaluar, në të njëjtën ditë, “Karisma” organizoi aksion të ngjashëm dhe këtë vit vazhdoi me praktikën pozitive duke organizuar aksionin tashmë tradicional të pastrimit të Plazhit të Madh.