Kompania Karisma Hotels Adriatic Montenegro, një pjesë e grupimit hotelerik “Karisma Hotels & Resorts”, vazhdoi me investime në hotelin The Long Beach Hotel Montenegro dhe Holiday Village Montenegro në komunën e Ulqinit.
Këtë vit, mysafirët do të kenë mundësi të shijojnë hotelin e rinovar, të kënaqen në dizajnin e ri, i cili rrezaton ngrohtësi dhe modernizëm. Tani Ulqini, përveç rizortit familjar luksoz Holiday Village Montenegro, mund të lavdërohet edhe me hotelin bashkëkohor all inclusive në Plazhin e Madh.
The Long Beaxh Hotel Montenegro në sezonin e ri hynë me looby, restorantin dhe pishinën e hapur – mbyllur.
Me këtë u përmbyll cikli i dytë i investimeve. Me partnerin e vet strategjik TUI-në, Karisma revitalizoi sezonin turistik në Ulqin, si në kontekstin e ofertës turistike, ashtu edhe në kontekstin e tërheqjes dhe sjelljes së mysafirëve nga Evropa dhe tregjet më të njohura.
Karisma Hotels & Resorts me inovimet e veta në turizëm do të vazhdojë me investimet e vazhdueshme në hotelet në Ulqin, në mënyrë që të kënaqë me sukses nevojat e të gjithë mysafirëve.