Kartoni i drejtorit të shtëpisë së shëndetit: RROGA NË 2012 SAKTËSISHT NJË MIJË EURO

Drejtorit të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin Pavle Marnikoviq rroga në vitin 2012 ishte një mijë euro, përkatësisht për 100 euro më shumë se një vit më herët, shkruajnë “Dnevne novine”.

Pagën më të madhe mujore se ai e kishin vetëm drejtorët e shtëpive të shëndetit në Cetinë, Bijello Pole, Plevla dhe në Rozhajë.

Sipas kartonit të pronës së tij arrihet në përfundim që Marnikoviq vitin e kaluar nga bujqësia ka fituar 3800, ndërsa nga qiradhënia e banesës edhe 3200 euro tjera.

Dr Marnikoviq u zgjodh në funksionin udhëheqës të shëndetësisë së Ulqinit u zgjodh në fund të vitit 2011, kur në këtë funksion e ndërroj dr. Gani Karamanagën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…