Me moton “Karvani i së ardhmes”, në hotelin “Dolcino” në Ulqin nesër fillon PASCH Video Kurs.
Në këtë tubim organizatori i së cilit është Ministria e punëve të jashtme gjermane, do të marrin pjesë 18 gjimnazistë, prej të cilëve gjashtë nga Ulqini.
Në punëtori, të cilat do ti udhëheqin ekspertët nga Gjermania, pjesëmarrësit për gjashtë ditë do të mësojnë si incizohet videoja dhe përgatitet reportazhi.
Qëllimi i kësaj iniciativë është të nxisë interesimin dhe entuziazmin e të rinjve për Gjermaninë moderne.