Tema e parë që dëshirojmë ta shpalosim në këtë konferencë për medie është gjendja kaotike në pushtetin lokal të Ulqinit e cila rezulton me bllokadën totale dhe mosfunksionimin absolut të organeve të pushtetit lokal dhe ndërmarrjeve publike.
Mungesa e sinqeritetit dhe bashkëpunimit brenda koalicionit në pushtet ka shkaktua që ky pushtet po tregon një paaftësi, papjekuri, joseriozitet dhe papërgjegjësi ndaj interesave të qytetarëve, deri tani të paparë ne skenën politike.
Deri sa dy partnerët më të mëdhenj të koalicionit garojnë, kush do të jetë ma i shpejtë dhe më i shkathët në krijimin e kushteve për kthimin e PDS në pushtet, puna e organeve të pushtetit lokal është plotësisht e paralizuar. Udhëheqësit e tyre, në vend që të merrem me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve janë të okupuar me fatin e vet pas realizimit të kombinimeve të panumërta për pushtetin e ardhshëm.
Posaçërisht brengos mosaktiviteti i organit më të lart të pushtetit lokal, Kuvendit, i cili duhet të kontrolloj dhe mbikëqyr punën e të gjithë organeve tjerë.
Parlamenti lokal ne këtë vit mbajti pothuajse vetëm një gjysëm mbledhje në të cilën ka shqyrtuar pikat të cilat kanë të bëjnë me punën normale të tijë dhe ajo ka përfunduar pa u shpik të gjitha pikat e rendit të ditës.
Të gjitha të tjerat kanë qenë, pothuajse të dhunshme dhe nën presionin e të tjerëve, më së shpeshti të pushtetit qendror.
Në të njëjtën kohë, në fiokën e Kryetarit të Parlamentit presin më se 50 akte të ndryshëm të cilët i ka përgatit ekzekutivi, e që janë të lidhura ngushtë, jo vetëm me realizimin e të drejtave dhe interesave të qytetarëve, por edhe me grumbullimin e mjeteve në buxhetin e Komunës.
Ndërmjet tyre ka edhe plane urbanistike të cilët e kanë kaluar të gjithë procedurën dhe i kanë të gjitha pëlqimet e ministrisë përkatëse. Deri sa pushteti lokal opstruon vetveten në aprovimin e planeve, qytetarëve tanë inspekcioni i rrëzon shtëpitë, të cilat kanë qen të detyruar t’i ndërtojnë pa leje, për shkak të mungesës së planeve.
Qytetarët nuk janë të informuar se për shkak të mosaktivitetit të pushtetit lokal qeveria ka shfuqizu edhe ato pak plane që i ka pas Ulqini. Ndërmjet tyre edhe planin urbanistik për pjesën ma të vlefshme të Ulqinit, për Kalanë e vjetër.
Jemi shumë të brengosur për grindjet dhe përçarjet brenda koalicionit në pushtet edhe pse, si parti opozitare kjo kishte dashtë të na gëzoj.
Partia Socialdemokrate, e cila tash 25 vite , me politikën e vet pajton dhe bashkon, është plotësisht e vetëdijshme për pasojat e rënda të grindjeve dhe përçarjeve për shoqërinë tonë.
Apelojmë në PDS që sa ma parë ta bijë vendimin dhe ta marr mbi vete përgjegjësinë për funksionimin e pushtetit lokal në Ulqin.
Nuk ka nevojë të përsërisim se Partia Socialdemokrate do të përkrahë maksimalisht çdo veprim që çon në stabilizimin e funksionimit të organeve të pushtetit lokal, dhe në angazhimin tonë nuk do të luaj rol fare fakti se a do të jemi apo jo, pjesë e pushtetit të ardhshëm.