Prokurori Special Shtetëror Milivoje Katniq tha se Prokuroria Speciale Shtetërore dhe skuadrat policore do të hetojnë punën e Ndërmarrjes Publike për Administrimin e të Mirave Detare.
“Do të hetojmë me radhë çdo parcelë dhe copë të të mirave detare”, tha ai në konferencën për shtyp në Podgoricë.
Sipas fjalëve të tija, dyshohet se një pjesë e konsiderueshme e pronës në zonën e Të Mirave Detare nuk është më pronë shtetërore.