KB Ulqin: ME FITORE ARRITËN NË VENDIN E TRETË

Kosarka, BasketbollNë ndeshjen e fundit të xhiros së 16 të Ligës së parë Erste në basketboll lojtarët e Ulqinit fituan skuadrën e Jedinstvos me rezultatin 78:67.

Vendasit në çerekun e parë të ndeshjes kanë arritur diferencë të madhe (23:16), të cilën e mbajtën edhe në pushim “të madh” (41:35).

Diferencën vendimtare Ulqinakët e arritën në pesë minutat e para të vazhdimit, kur arritën diferencën prej 20 pikësh (60:40).

Më i miri në skuadrën fituese ishte Gjuroviq me 14 pikë dhe 5 asistime, si dhe Radunoviq dhe Jekniq, i pari me 13 pikë dhe 10 kërcime, i dyti me 14 pikë dhe 10 kërcime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi