KB „Ulqin“: UDHËHEQËSIA E RE, PRITSHMËRITË E REJA

Kosarkaski klub UlcinjSezoni i ri në Ligën e parë malazeze në basketboll fillon këtë të shtunë. Basketbollistët e „Ulqinit“ në fushë të vet do të ndeshen me skuadrën „Ibar“ nga Rozhaja.

Në sezon të ri klubi starton me udhëheqësi të re në krye me sipërmarrësin Rizo Hajdarpashiqin.

Synimi i klubit është renditja në mesin e gjashtë skuadrave më të mira në Mal të Zi, gjegjësisht Superliga, dhe lufta për kualifikim në Ligën e dytë ABA.

Trajner i skuadrës do të jetë Darko Vujaçiq ndërsa kapiten vazhdon të jetë Milan Latkoviq.

Lojtarët tjerë janë: Kasey Shepherd, Boshković Zdravko, Miliq Aleksandar, Iliq Aleksandar, Bjeletiq Dragan, Shqekiq Novica, Jovetiq Nenad, Rade Ivanoviq, Xhakoviq Milosh, Nikçeviq Filip, Daris Hoxhiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi