Nga mbledhja e sotme e Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare është njoftuar që kanë në plan ofertën specifike në territorin e komunës së Ulqinit. “Propozim i veçantë është ideja që nga shtëpizat në Bunë, nëpërmjet zgjidhjes planifikuese dhe procesit administrativ, të sigurohen kushtet për formimin e hotelit specifik të shpërndarë”, thuhet në kumtesën nga mbledhja e kësaj ndërmarrje në të cilën ishte i pranishëm dhe ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq.
Ai, siç theksohet në kumtesë, ka shfrytëzuar këtë rast të theksoi rregullimin shumë më të mirë të zonës së të mirave detare në krahasim me hapësirat të cilat i menaxhojnë qeverisjet lokale.
Në këtë takim janë propozuar dhe zgjedhjet për zonat përkatëse në bregdet të cilat duhet të parashihen me Planin e ri hapësinor për zonën bregdetare dhe dokumentet tjera planifikuese.