KD NP „Veprimtari komunale“: BEQIR SELLA ZGJIDHET U.D. I DREJTORIT

Beqir SellaNdihmës drejtori i deritashëm i Ndërmarrjes publike „Veprimtari komunale” Beqir Sella u zgjodh në mbledhjen e sotme të Këshillit drejtues, e cila u mbajt të enjten, për ushtrues detyre të drejtorit të kësaj ndërmarrje, mëson Portali Ul-info.

Sella në këtë pozitë do të zëvendësojë Mehmed Zenken, i cili nga e hëna kaloi në funksionin e ministrit për të drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi.

Përndryshe, Sella është funksionar i lartë i Partisë demokratike të Fatmir Gjekës dhe këshilltar i kësaj parti në Parlamentin lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…