Nënkryetarja e komunës së Ulqinit Zenepe Lika ka dhënë dorëheqje të shtunën në funksionin e anëtarit të Këshillit ekzekutiv në Organizatën turistike (KE OT), mëson Portali Ul-info.
Ajo vendosi të bëjë këtë veprim për shkak të konfliktit të interesit.
Lika në atë funksion ishte nga mesi i tetorit të vitit të kaluar.
Anëtarë tjerë të KE OT janë Munib Abazi, Muslim Llolla, Drita Guçi, Simo Dediq, Astrit Kurti dhe Xhemal Bushatliq, i cili është kryetar i këtij trup.