KE: KRIPORJA KUSHT PËR MALIN ZI PËR KAPITULLIN 27

 

Dirk LangeShefi i njësisë për Mal të Zi në Drejtorinë e përgjithshme për politikë fqinje dhe zgjerim, Dirk Lange, tha në letrën e vet dërguar Qendrës për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve, se Komisioni evropian (KE) përcjell ngjarjet rreth Kripores.

Thuhet se nga kjo çështje varen negociatat e mëtejme të Malit të Zi me Brukselin, si dhe mbyllja e kapitullit 277 sa i përket mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike.

Nga KE theksojnë rëndësinë e mbrojtjes nacionale të këtij habitat, por edhe të menaxhimit afatgjatë të ekosistemit, gjë që akoma nuk është bërë.

Siç thuhet në letër, zotëri Lange është i njoftuar edhe me afatet e dakorduara për shpalljen përfundimtare të Kripores zonë të mbrojtur dhe atë jo më vonë se deri në fund të tetorit të vitit 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi