Nënkryetari i komunës së Ulqinit Safet Beci ka biseduar të hënën me përfaqësuesit e shoqatës “Prindërit” Ivana Karagjinoviq dhe Millena Llekoviq mbi zhvillimin e aksionit “T’ia kthejmë fëmijëve këndet e lojërave”.
Është precizuar që deri në fund të muajit para Qendrës për kulturë do të vendoset këndi i lojërash, ndërsa të shtunën e parë me diell është planifikuar hapja.
Qytetarët dhe ekonomia e Ulqinit i janë përgjigjur ftesës për ndihmë në këtë aksion dhe u bashkëngjitën Bankës komerciale malazeze, e cila është sponsori kryesor, e ku llogaria është e hapur deri në fund të javës.
“Fëmijëve të Ulqinit, në bashkëpunim me komunën, do t’i mundësojmë vend të sigurt dhe të bukur për lojë të cilin bashkë do ta ruajmë dhe do të kënaqemi në të”, thanë Karagjinoviq dhe Lekoviq.