Këndi i lojërave për fëmijë pranë Qendrës për Kulturë nuk i rezistoi gjatë dëmtimeve as pas merimetimit të fundit që i është bërë para një viti nga ana e Sekretariatit për Investime Kapitale në Komunën e Ulqinit.
Çdo gjë që është adaptuar gjatë vitit të kaluar tashmë është jashtë funskionit dhe pothuajse e shkatërruar.
Kjo nuk është hera e parë që lojërat për fëmijë në këtë lokacion të mos zgjasin shumë edhe pse kur janë funksionale zgjallin interes të madh të fëmijëve për të lozur pikërisht këtu.
Vlen të ceket që Këndi i lojërave pranë Qendrës pêr Kulturë është një nga dy parqet ekzistuese publike në qytet. Që të dy në gjendje të mjerueshme.
Nga pushteti lokal është premtuar ndërtimi i një parku të madh pranë Hotelit “Franca” si edhe dy parqe të tjera në dy lokacione tjera, mirëpo kanë kaluar muaj, vite e janë ndërruar disa pushtete por pa asgjë konkrete në këtë drejtim.
Mirëpo për dëmtimin e vazhueshëm të këtij parku nuk mund të fajësojmë pushtet lokale, por vetë përdoruesit e këtij këndi për lojëra i cili siç e kemi cekur edhe më përpara shfyrtëzohet si nga fëmijët ashtu edhe nga prindërit e papërgjegjshëm duke bërë të jetë në gjendjen aktuale.